.

Detaje të reja nga kapja e 1.3 tonë kokainë, droga u shkarkua në Itali. Kamioni i mbushur me banane kaloi edhe nga në Shqipëria (FOTO)

 

Një megaoperacion policior është realizuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në koordinim me Policinë Italiane dhe DEA Amerikane, në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit.

Sipas burimeve jo zyrtare “21 TV”, policia italiane kishte arritur të identifikonte kokainën në kamionin e mbushur me banane dhe e kishte zbrazur atë.

Policia italiane kishte lënë në kontenier vetëm një pako dhe nuk ishte hedhur në aksion vetëm për të mësuar destinacionin final të kokainës.

Bëhet e ditur se kamioni me kokainë ishte nisur nga Kolumbia, ka kaluar në Itali, më pas në Bar të Malit të Zi. Pastaj kanë kaluar në Hanin e Hotit në Shkodër dhe më pas janë future në Maqedoni përmes Qafë Thanës. Destinacioni final i saj ishte Koper, Slloveni.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga./panorama