.

‘Urime Kosovë u bëfsh Shqipëri’, ndjekësit i kundërvihen Oriola Marashit.Reagon modelja:Mos harroni që…

Dita e djeshme shënoi 12-vjetorin e Kosovës si shtet i pavarur dhe të shumtë ishin personazhet e njohur të shoëbiz-it që uruan Kosovën dhe shqiptarët e saj.

Një urim për pavarësinë nuk harroi ta bënte edhe Oriola Marashi, e cila publikoi në InstaStory disa shprehje patriotike që nuk u pritën edhe aq mirë në rrjet.
“Urime Kosovë, u bofsh Shqipni”- shkruante njëra prej fotove e cila duket se i ka hapur “probleme” modeles.


Oriola tregon në InstaStory se shumë persona iu kundërvunë, duke argumentuar se Kosova s’kishte pse të bëhej si Shqipëria.

Për këtë arsye, modelja reagoi me një status të gjatë në InstaStory, duke shprehur kuptimin e urimit të saj për Kosovën.

“Hey, unë nuk thashë ishalla Kosova bëhet si Shqipëria sepse në këto momente Kosova mund të ketë disa gjëra më të mira në drejtim apo në mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet vendore dhe ju përgëzojmë për këtë fakt! Ideja ishte që Kosova të bëhet Shqipëri e madhe, të bëhemi 1 dhe e kam ëndërr këtë gjë. Pavarësisht se kjo mbase nuk do ndodhi kurrë, Kosova është dhe ka për të mbetur pjesë e Shqipërisë së Veriut dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë dot!

Po kjo nuk ju jep të drejtë të ofendoni dhe të thoni që Shqipërinë e ka mbyt kriminaliteti dhe dhuna, pavarësisht se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Të jesh patriot do të thotë t’i qëndrosh parimeve të tua në të mirë e në të keq. Mos harroni që Shqipëria ka derdhur gjak për pavarësinë e Kosovës njësoj siç ju ndihmuat me gjithçka kur ne na ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Për mendimin tim, ai kufi nuk ekziston, kemi një gjak, një gjuhë, një flamur. Nuk ka nevojë për komente ofenduese sepse Shqipëria ka njerëzit më të mirë në botë dhe pyll pa derra nuk ka! Gëzuar edhe njëherë, paqe dhe dashuri!

Shqipëri dhe Kosovë nuk jemi 1 vetëm për ndeshje apo kur na intereson ne, ok?”- përfundon Oriola.