.

Julian Deda tregon për herë të parë si u pajtua me Gentian Zenelajn dhe dha një mesazh të fortë


Gentian Zenelaj dhe Julian Deda i kanë dhënë fund debatit të tyre.

Për një kohë të gjatë ata nuk folën me njëri-tjetrin dhe shkak u bënë ndryshimet e televizioneve dhe konfliktet për grupin SHBLSH.


Nga studio e “Në kurthin e Piter Pan” aktori përveçse zbuloi arsyen dha edhe një mesazh të veçantë për të gjithë.

Juli tha se me miqtë e vjetër nuk ia vlen të kesh armiqësi dhe duhet të gjesh gjithmonë një mënyrë pajtimi.

“Hera e parë që më pyesi përse u pajtuam. E bëmë për shkak të miqësisë së vjetër dhe dashamirësisë për njëri-tjetrin. Ky është një shembull që duhet të ndjekin të gjithë sepse të mos flasësh me mikun e ngushtë është humbje kohe”, tha Juli /iconsyle