.

E dhimbshme! Albano Bogdo humbet njeriun më të dashur dhe na preku me fjalët


Aktori i njohur, Albano Bogdo, ka ndarë lajmin e trishtë pasi ka humbur një person shumë të dashur për të.

Albano ka publikuar në profilin e tij në Instagram foton e gjyshes që është ndarë nga jeta, duke e shoqëruar me disa fjalë të dhimbshme.

Ai tregon rëndësinë e madhe që ka pasur gjyshja në jetën e tij dhe se do të dëshironte që t’ja kishte shprehur më shpesh dashurinë.

“Tani, fli e qetë, e shtrenjta ime. Bashkohu me gjyshin, i cili, siç thoshe vetë, po të priste. Tani që më le, e kuptoj. Ato miliona herë që të kam thenë se sa të dua, nuk mjaftojnë. Duhet të të kisha thënë më shumë. Por, vazhdo më shih nga lart. Do të ta them përditë, derisa të bashkohem dhe unë me ju. Fli e qetë më në fund Stoli Bogdo”, shkruan aktori.