.

1 milionë euro për të baltosur Messi-n, Barça në kaos


Te Barcelona situata është turbulluar mjaft pas lajmeve se janë paguar 1 milionë euro për të baltosur yllin e ekipit Leo Messi dhe bashkëshorten e tij Antonela, apo figura të botës së futbollit si Piqué, Xavi, Guardiola dhe ish presidentin katalanas Puigdemont.

Sipas radios “Cadena Ser”, klubi blaugrana i ka paguar një shoqërie mediatike rreth 1 milionë euro, duke bërë gjashtë transaksione të gjitha më pak se 200 mijë euro, për të krijuar dhe menaxhuar llogari në Facebook, e për të diskretituar figurat e mësipërme.

Klubi ka hedhur poshtë akuzat, por media spanjolle vazhdon që ta trajtojë si çështje e të jetë e bindur se një gjë e tillë është kryer.

Marrëdhënia e argjentinasit dhe katalanasit është mjaft e tensionuar, e sigurisht që kjo do të sjellë edhe më shumë përçarje. Mbrëmjen e djeshme radio “Cadena Ser”, publikoi një dosje me 36 faqe ku vërteton se shumë llogari në rrjete sociale menaxhohen nga kompania mediatike e përshirë “I3 ventures”. Pak kohë më pas, dy sajte të shoqërisë të lidhura me skandalin u mbyllën.