.

Video/ Meta në Open: Paketa anti-KÇK një fushatë propagande e qeverisë

 

Presidenti Ilir Meta i ftuar në Open në Top Channel hodhi një mori akuzash ndaj qeverisë ku u ndal edhe tek paketa anti KÇK.

Unë e shikoj këtë nisëm si një fushatë propagandistike të bërë nga qeveria për të tërhequr vëmendjen e publikut. Kemi parti, polici, propagandë. A thamë për PPP- tha Meta.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati i cili tha se paketa anti KÇK nuk është vetëm propagandë por edhe një formë presioni ndaj bandave.

E kishim ligjin anti-mafia. E përforcuam në 2017 për të luftuar krimin. Nuk besoj se kemi nevojë për ligje mbi ligje dhe për institucione mbi institucione- tha Meta.