.

Video/ Meta flet për minishengenin dhe mbështet reciprocitetin e Albin Kurtit

 

Presidenti Ilir Meta I ftuar në Open në Top Channel  e mbështeti idenë e Albin Kurtit për reciprocitetin me Serbinë.

Askush nuk mund të kundërshtojë idenë e reciprocitetit. Kurti duhet të vazhdojë të jetë korrekt dhe të mos gënjejë. Ai kështu do të kthehet në një shembull qeverisjeje në mbarë rajonin.

Duke bërë një qeverisje të mirë Albin Kurti do të marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Për sa i përket takimit në Mynih, Albin Kurti bëri një performancë të mirë. Në të gjithë dialogun e bërë deri tani ka fituar vetëm Serbia. Ajo ka kapur negociatat, ka ecur me kapitujt dhe ka luajtur kundër Kosovës- tha Meta.

Meta foli edhe për Minishengenin Ballkanik ku tha se është një ide e cila nuk është mendua mirë.- tha presidenti Meta.