.

“Nuk kam frikë”, administratori i Vllaznisë flet pas pakos së dyshuar me eksploziv poshtë makinës

Administratori i Vllaznisë në Shkodër, Suad Lici tha se nuk kishte asnjë problem me askënd.

Reagimi i tij erdhi pas vendosjes së një pako të dyshuar eksplozive poshtë makinës së tij, për të cilët Forca Xheniere nga Tirana kanë shkuar për ta çaktivizuar.

Lici: Ndodhia lidhet edhe me detyrën time. Le t’ua lëmë organeve kompetetente. Nuk jam unë kompetenti. Nuk kam asnjë lloj problematike. Unë jam njeri i lirë dhe do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Nuk kam pasur problematika. Unë jam personin përgjegjës për mbarëvajtjen e formacionit. Unë kam qenë i detyruar të zbatoj vendimet e drejtuesve.

-Është ky një lloj presioni që ju të largoheni nga administrimi i klubit “Vllaznia”?

Lici: Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë.