.

Mediat serbe flasin për debat midis Vuçiç dhe Kurtit në tryezën e Mynihut


Mediat serbe shkruajnë se në tryezën e rrumbullakët për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohet sot në Munih, Presidenti serb Aleksandar Vucic është përfshirë në debate me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurir” shkruajnë se Kurti kritikoi marrëveshjen për mini-Shengenin dhe përsëriti se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”, dhe se ai do të prezantonte masa reciproke në këmbim të heqjes së taksës 100%.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë sepse mendoni se jeni një yll i madh. Ju nuk përfaqësoni vendin. Gjysma e botës, Kombet e Bashkuara nuk ju kanë njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është mirë. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona rreth Mini Shengenit, nuk ju kuptoj. Por kjo është një sfidë e madhe për ju”, ka thënë Vuçiç cituar nga mediat, sipas të cilave Kurti nuk ka folur.

“Nëse mendoni për masat e reciprocitetit, atëherë lexoni Marrëveshjen e Brukselit. Ajo thotë që ju duhet të formoni një Komunitet të Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe ju nuk bëtë asgjë”, ka thënë Vuçiç më tej.panorama