.

Videoja që po bën xhiron e rrjetit! Pasi u lodh duke e mbajtur në dorë, producenti i njohur fsheh statujën e “Oscars” poshtë karriges

 

Pavarësisht se të gjithë kujdesen që të japin më të mirën para kamerave, ka raste kur nga lodhja dhe pritja e gjatë, personazhet e njohur bëjnë ndonjë gafë.

I tillë ishte edhe rasti i producenti nga Zelanda e Re, Taika Waititi.


Ai është filmuar në një moment pikant, teksa mundohet të fshehë çmimin “Oscars”, poshtë karriges së gruas që kishte para.

Mesa duket producenti është bezdisur duke e mbajtur në duar statujën dhe ka vendosur të gjejë një vend ku ta fshehë, por me siguri ka harruar që kamerat ishin të gjitha mbi fokusin e yjeve dhe tani videoja po bën xhiron e rrjetit.

 

 

A e dinit se sa kushton një statujë e “Oscars”?

Ndonëse ka një rëndësi të veçantë në karrierën e fituesve, një statujë kushton vetëm 1 dollar. Kjo shifër simbolike është vendosur në mënyrë që askush të mos e shesë çmimin tij.