.

Kosova triumfon në xhudo, medalje e artë në Paris

Kosova vijon të jetë një nga shtetet më të suksesshme në sportin e xhudos.

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in e Parisit në kategorinë -52 kilogramë.

Ajo mposhti në finale xhudistin italiane Giuffrida Odetta. Krasniqi e fitoi me anë të një “Wassari”, duke e rrëzuar kundërshtaren.

Krasniqi vinte në këtë Grand Slam pas një medaljeje të artë në Qingdao Masters në dhjetor të vitit të shkuar. Kjo është medalja e parë e saj në një Grand Slam.

Në lidhje me fitoren e saj ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi i cili ka shkruar se triumfi i Krasniqit ishte “i pritur, sepse Kosova i ka xhudistet më të suksesshme në botë”.

Me medalje nga Parisi ka dalë dhe xhudistja Nora Gjakova. Ajo ka marrë medaljen e bronxit në kategorinë 57 kg.