.

Qeveria e re e Albin Kurtit, partitë e Veselit dhe Haradinajt: Nuk do e votojmë


Para votimit të së hënës për votimin e qeverisë, PDK dhe AAK kanë hedhur poshtë të gjitha mundësitë për ndonjë surprizë, duke thënë se nuk do e votojnë.

Partitë e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt të cilat morën ekzaktësisht PDK 21.234 % të votave, kurse AAK- PSD në koalicion morën 11.515 %, por dhe kjo e fundit nuk ka kërkuar qeveri të re por zgjedhje të tjera.

Pra qeveria Kurti pa u mbledhur ende sesioni duket se ka 27 vota të parlamentit kundër. Nëse një goditje fatale i vjen dhe nga LDK-ja po të hënën atëhere Kurti do të duhet të bindë të gjithë deputetët e partive të tjera për të marrë votat për formimin e qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse ai nuk siguron të paktën 61 vota sa duhen për miratimin e qeverisë, atëherë presidenti “emëron kandidatin tjetër për kryeministër”. Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë ose 120 vota gjithsej./BW