.

Virusi vdekjeprurës që po përhapet me shpejtësi/ Ministria e Shëndetësisë mbledh urgjentisht task-forcën e ekspertëve

Ministrja e Shëndetësisë ka dalë në një konferencë për të dhënë më shumë detaje dhe masat e ndërmarra për virusin kinez që është vdekjeprurës dhe po përhapet me shpejtësi, ku raste janë evidentuar edhe në Europë.

Në deklaratën e saj, Mananstirliu tha se Shqipëria ka rrezik të ulët për këtë virusi, pasi lidhja me Kinën është shumë e vogël.

“Nga raportimi i fundit që kanë nga Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëria është me rrezik të ulët nga koronavirusi. Por edhe pse nuk jemi në rrisk sërish kemi marrë masa përt ë përballaur një situatë të virusit. Kemi rritur kontrollet në pikat kufitare, dhe duke qenë se nuk kemi linja ajrore direkte me Kinën rreziku është i ulët”, u shpreh Manastirliu.

Megjithatë, Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi.

“Fakti që në 24 orët e fundit OBSH ka konfirmuar transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu, edhe pse duhet theksuar se nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare por vetëm emergjencë në Kinë për momentin, ne po përgatitemi me masa të shtuara në strukturat tona dhe dua të theksoj se kemi gati planet e emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë”, u shpreh ministrja.

Më tej, Manastirliut bëri të ditura disa nga masat e marra, teksa tha se Instituti i Shëndetit Publik ka përforcuar survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit, është përgatitur përkufizimi i rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

Pjesë nga fjala e ministres Manastirliu:
Situata po menaxhohet bazuar në rregulloren ndërkombëtare të shëndetit dhe çdo veprim është në koordinim me organizatën botërore të shëndetësisë – pra janë masa të përbashkëta. Edhe pse në lidhje me interferencën me udhëtimet dhe tregtinë ndërkombetare OBSH nuk rekomandon ndonje kufizim te udhetimeve dhe/ose tregetise bazuar ne informacionin aktual te pranishem, ne kemi marrë masa për të rritur survejancën në aeoport me njësinë tonë të përhershme të shëndetësisë. Janë riaktivizuar protokollet përkatëse dhe janë marrë masa për rritjen e survejncës.

Duhet thënë se duke mos parë lidhje direkte ajrore me Kinën jemi në risk më të ulët se vendet evropiane, megjithatë, si në çdo vend, bazuar në rekomandimet e OBSh kemi marrë masat përkatëse në aeroport.

Situata ka një menaxhim ndërkombëtar ndaj Autoritetet e shendetit publik janë në rrjet me institucionet simotra dhe është rritur bashkepunimi me operatoret e linjave ajrore per menaxhimin e rasteve ne bordin e avionit dhe raportimin kur vihet re nje udhetar me shenja te semundjes respiratore sipas udhezimit te IATA per menaxhimin e rasteve me semundje infektive ne avion.

Po ashtu kemi gati boxet e izolimit për cdo rast të dyshuar ne strukturat spitalore universitare QSUT dhe Shefqet Ndroqi. Që me identifikimin e virusit në Kinë ka nisur puna informuese dhe trajnuese me strukturat e pikave kufitare, te sherbimeve spitalore etj – ISHP do ten a jape nje info me te detajuar te hapave.
Janë shtuar masat higjieno-sanitare në pikat kufitare dhe është rritur survejanca. Rifreskimi i protokollit per lajmerimin dhe menaxhimin e rasteve. Është përgatitur protokolli për kapjen e hershme dhe vlerësimin e rasteve.

Kemi nje survejance shume te mire te infeksioneve respiratore te renda si dhe atyre akute ne te gjithe vendin dhe sistemi i kapjes se hershme dhe njoftimit te hershem eshte i mirepercaktuar dhe funksionon me se miri. Kemi nje laborator te standardizuar ne lidhje me vendosjen e diagnozes se koronaviruseve dhe infeksioneve virale. Kemi stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi planet e reagimit në varësi të shkallës së rrezikshmërisë në spitale dhe ekipe mjekësore të përgatitura.

Jemi pjese e rrjetit te rregullores Nderkombetare te Shendetit, pjese e rrjetit te laboratoreve europiane te semundjeve virale dhe ECDC. Spitalet, posacerisht sherbimi infektiv ne QSUT po forcojnë kapacitetet dhe logjistikën e nevojshme. Vleresimi i riskut per Shqiperine. Bazuar ne informacionin e deritanishem, rreziku per depertimin e e virusit ne Shqiperi mbetet i ulet kur vendet e BE e kane te moderuar.

Task forca e mbledhur me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare, për të koordinuar masat parapërgatitore, që tashmë kemi ndërmarrë dhe që do të vijojnë në varësi të situatës dhe zhvillimeve sa i takon koronavirusit të ri të identifikuar në qytetin Ëuhan, provinca Hubei, Kinë, bazuar në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit dhe udhëzimeve të OBSH-së.