.

VIDEO Shokuese! E moshuara shtyp 25-vjeçaren, qytetarët lëvizin makinën



 

Një video dramatike është duke qarkulluar me shpejtësi në media sociale. Në të shihen një grup kalimtarësh duke ngritur heroikisht një Mercedens Benz, pasi një këmbësore ishte zënë nën të.

Ngjarja ndodhi në Manhattan të SHBA-së orët e vona të së dielës shkruan Daily Mail. Kalimtarët bashkuan forcat dhe arritën me shumë vështirësi ta nxirrnin gruan prej aty. Fill pas kësaj në vendngjarje arrin një ambulancë e cila e dërgon me shpejtësi të renë në spitalin lokal Bellevune.

 

Nuk kaluan shumë dhe mjekët e lejuan gruan që të largohej pasi gjendja e saj shëndetësore paraqitej mjaft e mirë. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia lokale sqaroi të gjithë ngjarjen. Makina e tipit Mercedez Benz drejtohej nga një grua 65 vjeçare e cila po përpiqej që ta zhvendoste makinën mbrapa.

Gjatë kësaj manovre ajo nuk e ka parë kalimtaren, një vajzë 25 vjeçare që ishte duke kaluar aty pranë. Si pasojë 25 vjeçarja është zënë nën rrota nga makina e të moshuarës. Fatmirësisht nga ndihma e dhënë nga kalimtarët e tjerë e reja arriti që të shpëtohej mrekullisht, duke mos rrezikuar dëmtime më serioze madje edhe vetë jetën.