.

Rama tregon për takimin me Merkel:Pozitive për ligjin kundër KÇK. Lajm i mirë për patentat, në shkurt…

 

 

Kryeministri Edi Rama tha se takimi me kancelaren Angela Merkel në Berlin ishte pozitiv.

Me një video–mesazh në facebook, Rama theksoi se kancelarja Merkel u shpreh pozitivisht për ligjin special kundër KÇK, ndërsa shtoi se një lajm i mirë vjen edhe për çështjen e njohjes së patentave në Gjermani.

Sipas Ramës në shkurt do të vijë një ekip nga ministria e Transportit në Gjermani dhe se së shpejti kjo çështje do të marrë zgjidhje.“Takimi me kancelaren ishte pozitiv, qoftë në temën e integrimit europian, në funksion të cceljes së negociatave, qoftë dhe çështjes së bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, takimi ishte shumë domethënës. Lidhur me rindërtimin, kancelarja u shpreh se Gjermania do të marrë përsipër pjesën që u takon, qoftë me konferencën e donatorëve qoftë me pjesën tjetër. Kancelarja mori çdo detaj mbi planin tonë të financimit të brendshëm të rindërtimit.

U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duka na ofruar ndihmë teknike për strukturimin. Lidhur me integrimin, Merkel jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në Mars, që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet diçka e lehtë, derisa debati për metodologjinë nuk ka përfunduar dhe duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar me reformat. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe krijimi i SPAK-ut për kancelaren janë rezultate kuptimplota që japin shpresë. Ajo u shpreh pozitivisht për ligjin special kundër KCK dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët.

Lidhur me temën e rajonit, Merkel mbështeti nismën për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë duke iu referuar hapave të fundit Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe hekurudhore ishim në një mendje që duhet t’u shërbejnë të gjithëve që fryma e procesit të Berlinit. BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal çka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian.

Lidhur me çështjen e njohjes së patentave në Gjermani, dua t’ju jap lajmin se në shkurt vjen në Tiranë një ekip i ministrisë së transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë. Kjo është një kërkesë e kahershme, por duke qenë që mikun në Berlin e kemi të fortën se kurrë, besoj se këtij halli i iku fundi” deklaroi Rama./panorama