.

Qeveria e re në Kosovë, Kurti takohet sot me Mustafën: Optimist për arritjen e marrëveshjes

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohet me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Kurti tha nga Prizreni se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë. Ai ka deklaruar se sot do të takohen prapë me të parin e LDK-së.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë, po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prapë me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.

Ai u shpreh optimist për marrëveshjen e koalicionit. “Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, deklaroi i pari i LVV-së./gazetaexpress