.

Pritje te dera dhe shtrëngim duarsh, Rama nis takimin me Kancelaren e Gjermanisë(Video)

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur këtë paradite takimin me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel. Vetë kryeministri Rama ka publikuar pamjet e para të takimit me Kancelaren Merkel.

Siç shihet në video, Merkel e pret kryeministrin Rama në ambientet e jashtme të institucionit, ndërsa pas takimit me zyrtarët e tjerë, ata nisin takimin në zyrën e Merkel.

Në fokus të këtij takimi është tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pasoja katastrofike në Shqipëri, duke marrë 51 jetë njerëzish dhe shkatërruar mijëra ndërtesa.

 

Berlin – Takimi me Kancelaren Angela Merkel ?????

Publiée par Edi Rama sur Lundi 27 janvier 2020