.

Merkel para takimit me Ramën: Në mars duam hapje të negociatave për Shqipërinë


Kancelarja gjermane para takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të dëshironte hapjen e negociatave në mars.

“Mbi të gjitha, ne duam të arrihet një marrëveshje në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë tani që këto arritje të marrin meritën e tyre me një rezultat në mars”- tha Merkel.