.

Hetimi paraprak/ Ky është shkaku i aksidentit tragjik që i mori jetën legjendës Kobe Bryant

Legjenda e basketbollit Kobi Brajant, vajza e tij Xhana dhe shtatë njerëz të tjerë humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, i cili u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit të të dielës.

Sipas një hetimi paraprak, mësohet se mjegulla e dendur ka qenë shkaktar i aksidentit edhe pse ky version ende nuk është zyrtar.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme ndërkohë që po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Anxhelos duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Helikopteri privat i ish-yllit të basketbollit u përfshi menjëherë nga zjarri porsa u rrëzua në tokë.