.

E ftoi në premierën e filmit, por Bes Kallaku nuk do i shkojë. Ermal Mamaqi zbulon çfarë i tha mikut të tij…

 

Pas debatit të tyrë publik, mesa duket “gjakrat” mes Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit janë shuar.

Por pavarësisht ftesës së Ermalit ndaj mikut të tij për të qenë në premierën e filmit “I love Tropoja”, Besi nuk do ti shkojë.

Lajmin e zbuloi vetë Mamaqi ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora.

Aktori i humorit tha se Besi do të jetë në udhëtim në Izrael ditën e premierës ndaj do të mungojë.

“E kam thirrur Besin. Edhe ia më thirri por isha në Amerikë, me filmin tim. Nuk besoj se do vijë. Personalisht e ftova drejtpërdrejt, por më tha se do jetë në Izrael dhe nuk do të jetë këtu,”– tregoi ai.

Ndërsa zbuloi edhe çfarë i tha Besit pas marrjes së lajmit

“I thashë sa të vish ke vendin më të mirë në sallë që ta shohësh,”– u shpreh Ermali.
/panoramaplus