.

Thellohet tragjedia e vdekjes së Kobi Brajant, mes viktimave edhe vajza 13-vjeçare

 

Kobe Bryant, ish basketbollisti i famshëm i NBA dhe Los Angeles Lakers, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare si pasojë e një aksidenti me helikopter.

Ylli amerikan ishte në bordin e helikopterit të tij privat me të paktën tre persona të tjerë, plus pilotin.

Por tragjedia nuk mbyllet me kaq. Sipas TMZ, në bordin e helikopterit ka qenë edhe vajza e Bryant, Gianna Maria Onore, e njohur si Gigi, e cila gjithashtu raportohet e vdekur.

Bryant kishte 4 fëmijë, ndërsa Gigi ishte vetëm 13 vjeçe.

Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Përmes një mesazhi në twitter, shefi I Shtëpisë së Bardhë shkruan:

“Raportimet thonë se, basketbollisti I madh Kobe Bryant dhe tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm”.


Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, përplasja ka qenë aq e fortë sa ka qenë e pamundur ndërhyrja dhe shpëtimi i personave në bord.

Kobe Bryant, 41 vjeç, ishte një nga emrat më të mëdhenj të basketbollit amerikan dhe botëror. Ai laujti për rreth dy dekada me Los Angeles Lakers duke fituar 5 tituj kampion në NBA dhe duke pjesë e All Stars Games për plot 18 herë.