.

Sekuestrohet 1 ton drogë në Greqi, detaje:Vinte nga Shqipëria, 6 në pranga

Foto ilustruese

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë mëngjesin e së shtunës në Mesolongj, Greqi.

“Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos. Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj”, shkruan TCH.

Burime bëjnë me dije se ngarkesa kishte mbërritur nga Shqipëria si dhe janë arrestuar gjashtë persona.Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptar dhe 3 grekë.