.

‘Më qëlluan, shpëtova mirë’, zbardhet ngjarja në Vlorë. Dorëzohet autori i të shtënave: Nuk kisha motiv, por…

Zbardhet ngjarja e djeshme ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore, kur nje person qelloi me arme dhe me pas u largua.

“Panorama” meson sot se autori i ngjarjes, identifikuar si Mario Ramosacoj është vetdorëzuar mbremjen e djeshme rreth ores 22.30 të mbrëmjes ne polici.

Ai ka pranuar se ka qene ai autori i te shentave, ne drejtim te shtetasit Enio Gresa.

Autori i të shtënave me armë ka theksuar para bluve të Vlorës, se ishin takuar me Gresen per te sqaruar nje bisede te lene ne mes. “Nuk kam pasur asnjë motiv ta qëlloja. Ka qenë reagim në gjaknxehtësi e sipër”- ka thene ai.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit bregdetar, shumë pranë zonës së “Ujit të Ftohtë”. Burime nga uniformat blu të Policisë së Vlorës bënë të ditur se ka qenë një telefonatë që ka vënë në lëvizje efektivët, lidhur me të shtënat me armë.