.

LAJM I FUNDIT/ Zjarr në një pikë bombolash gazi tek “Myslym Shyri” në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë një pikë mbushjeje të bombolave të gazit në qendër të kryeqytetit. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një pikë në rrugën “Myslym Shyri”.

Flakët rrezikojnë edhe disa ndërtesa që ndodhen përreth.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërsa nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara.