.

Qëlloi me armë në ajër dhe u largua, situatë paniku në Vlorë.Policia jep detaje

Të shtëna me armë tek Uji i Ftohtë kanë shkaktuar panik sot në mesditë në Vlorë, pikërisht tek zona e ‘Ujit të Ftohtë’.

Nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur kurse Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por dyshohet se një person ka qëlluar në ajër dhe është larguar.

Nuk raportohen të plagosur deri tani. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.