.

Aksident në Elbasan, humb kontrollin e motoçikletës dhe përplaset me mbrojtësen metalike të rrugës

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Papër, ku raportohet për një person të plagosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i cili ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se motori ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtësen metalike.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.