.

Aksident i rëndë, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Përrenjas – Librazhd.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Pishkash.

Dy automjete një  tip “Benz” dhe një “Audi” janë përplasur me njëri -tjetrin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.