.

Aksident fatal, dalin detajet e para ndërron jetë vëllai i kryetarit të PD-së Librazhd (FOTO)


Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd, pranë Pishkashit, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, ndërsa të plagosurit janë një çift nga Durrësit Adnan e Frida Sofa si dhe një grua tjetër. Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie në Librazhd është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd.

Ai ishte shofer i një prej mjeteve që u përplasën në fshatin Pishkas dhe humbi jetën në vend. Policia ka nisur hetimet për ndarjen, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital.