.

A ishte pro padisë që Rama bëri ndaj Haradinaj? Ja si përgjigjet Baton Haxhiu

 

Baton Haxhiu foli në Open në Top Channel edhe për padinë që Rama i ka bërë kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj duke e konsideruar atë një gabim nga Rama.

Si e konsideroni padinë e Ramës ndaj Haradinaj?- e pyeti Eni Vasili, Baton Haxhiun.

Unë kam qenë kundër padisëqë kryeministri Rama i ka bërë Haradinajt. Kam qenë kundër  padisë. Në qoftë se do ishte në aspektin civil, po mund të bëhej padia por jo që një kryeministiër të padisë një kryeministër tjetër- tha Haxhiu.

Pra ju po thoni që ky është një gabim i kryeministrit Rama?- e pyeti sërish Eni Vasili.

Po unë mendoj se ky ishte një gabim i zotit Rama. Jam kundër që një kryeministër të padisë një kryemninistër- tha Haxhiu.