.

Zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, Aleksi mesazh indirekt Rudinës:Jeta është e qetë, deri kur vjen…

Divorci i Rudina Dembacajt nga bashkëshorti i saj Aleksi vazhdon të jetë një ndër ngjarjet më të komentuara të showbiz-in shqiptar.Megjithatë, më shumë sesa lajmi për divorcin, bëri bujë lidhja e saj me ish-deputetin Mark Frroku.
Pavarësisht se Rudina vendosi të vazhdojë jetën me dikë tjetër pas divorcit, ajo ka një marrëdhënie të mirë me ish burrin.
Ata kanë mbetur miq të mirë dhe një arsye që i bashkon është Viktoria, vajza e tyre e cila i bëri bashkë edhe për ditëlindje.

Pak orë më parë, Aleksi ka bërë një postim, ku shprehet se një grua e vështirëson jetën. Ky mund të jetë dhe një mesazh drejtuar Rudinës, por gjithçka mbetet për t’u parë.

‘Jeta është e thjeshte, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson’, ka shkruar ish-bashkëshorti i Rudinës në Instagram.