.

Vrasja e shqiptarit në Itali, në pranga vihet kushëriri. Kamerat e sigurisë e nxjerrin “zbuluar” (VIDEO)

Kamerat e sigurisë në zonë kanë zbuluar autorin e vrasjes në Itali. Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë autori i vrasjes së shqiptarit nga Kosova, Erion Morina, 20-vjeçari që u gjend i pajetë në Naviglio të Italisë.

Ai dyshohet se është vrarë e më pas hedhur në lume nga kushëriri i tij Musli Morina, pas një konflikti te nisur mes tyre.
Policia e ka pasur fare të lehtë ta zbulojë krimin, pasi ka parë kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë që sipas hetimeve viktima është goditur me një send të fortë pas kokës, më pasë është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në lumë.
Këtë e kanë treguar edhe kamerat e sigurisë. Në fillim shihen dy djemë që ecin në rrugë e më pas mes tyre nis një sherr.

Në një moment, Erioni goditet dy herë në kokë dhe një herë në krah. Djali humbet shumë gjak. Personi tjetër që është me të, e tërheq atë për rreth tridhjetë metra, deri pranë kanalit dhe e hedh poshtë. Ndoshta shpreson që trupi të tërhiqet nga uji, por niveli është shumë i ulët dhe pas nja dy metrash ngec mes gurëve.

Me pas ai largohet dhe karabinieret e gjejne të nesërmen në apartamentin me dy dhoma në të cilin jeton, ende ne shtrat, nderkohë që ora ishte 11:00. Tashmë pritet të përballet me drejtësinë.