.

Vizita në Kiev, Rama zbulon pse e nisi me Ukrainën. Ja çfarë garantoi

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë edhe të kreut të Presidencës së OSBE, nga konferena ne Kiev me Ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko, deklaroi se prioriteti i tij dhe ekipit eshte lehtesimi dhe garantimi i jetes se njerezve te pafajshem qe jetojne ne zonat e konfliktit, duke theksuar se arritja e paqes mbetet pikesynimi i madh.

“Nuk është rastësi që vizita ime e parë është në Ukrainë. Ajo reflekton rëndësinë e madhe që u kushtoj përpjekjeve për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe përreth saj. Në këndvështrimin tim kjo mbetet sfida më e ngutshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë sot. Do bëjmë maksimumin për të siguruar respektimin dhe parimin e OSBE, do të inkurajojmë zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut duke mbështetur përpjekjet e grupit tripalësh. Ajo çfarë mbetet thelbësore është jeta e njerëzve dhe vështirësitë që të gjitha ata përballen me zonat e prekura nga konflikti. Ne do të punojmë pareshtur për të garantuar ndalimin e të shtënave dhe një armëpushim i qëndrueshëm është jetik për jetën e njerëzve atje”-theksoi ai.

Sipas tij, “ky konflikt vazhdon të prodhojë viktima civilë, kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalë. Synimi ynë është të sigurojmë një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm. Rifillimi i dialogut të nivelit të lartë dhe rezultatet e samitit të Normandisë janë hapa në drejtimin e duhur. Megjithatë mbetet shumë për tu bërë”.

Rama theksoi se kontributi që është dhënë nga gratë dhe burrat e përkushtuar të misionit të OSBE është unik dhe thelbësor për të ulur tensionet, duke shtuar se per kete duhet dedikuar buxhet solid me mbeshtetgje me e madhe.

“Ju siguroj për vendosmërinë e përkushtimin tim dhe ekipit të OSBE për të ndihmuar që të sjellim një zgjidhje paqësore të konfliktit dhe të përmirësojmë jetët e atyre të prekur në mënyrë brutale nga ky konflikt. Nuk premtojmë mrekulli, por jemi këtu se e dimë se ka diçka që ne mund ta bëjmë më mirë se të tjerët, që të lehtësojmë sa më shumë të jetë e mundur jetët e atyre që janë të pafajshëm dhe që nuk duhet të vuajnë mizoritë e konfliktit dhe ky është prioriteti ynë”- tha Rama.

Ne kushtet e nje kohe te limituar, per shkak te axhendes se takimeve, konferenca e pyetjeve ka qene e shkurter dhe Rama e ka mbyllur me nje batute: “Shpresoj qe atje ne vendin tim te mos thone qe kryeministri nuk deshi t’u pergjigjet pyetjeve”.