.

Ish-kryebashkiaku i Vorës në kërkim, gruaja e tij fiton tenderin te Ministria e Brendshme

Nderkohe qe ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka ceshtje te hapur me drejtesine, si person i shpallur ne kerkim nga policia, bashkeshortja e tij eshte shpallur fituese dhe ka marre tenderin per mirëmbajtjen e lulishteve në QSUT.

Behet fjale per shtetasen Merita Kajmaku, bashkeshortja e Agim Kajmakut. Gruaja e Kajmakut, administron kompaninë ‘Kajmaku SH.P.K.’, pasi ia kaloi bashkëshorti i saj më 17 korrik të vitit të kaluar, ndërsa fitoi tenderin nga Agjencia brenda MB-së.

Mesohet se tenderi në fjalë është njoftuar ne faqen e Ministrise se Brendshme, ne pjesen e Agjencise se Prokurorit Publik.

Nderkohe qe mesohet se kjo firme ka dale fituese per kete tender, ne kohen qe Agim Kajmaku ishte ne kerkim.

Kujtojme se Kajmaku u shpall në kërkim në 11 nëntor, pasi akuzohet për “falsifikim formulari”, “falsifikim dokumentash” dhe “përvetësim posti”.

Ne mungese, ndaj tij, gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest me burg’./Panorama