.

Do ta njihnit? Ja si dukej moderatorja e njohur 20 vite më parë(FOTO)

 

Moderatorja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu, është një ndër emrat më të njohur të ekranit.

Ajo numëron mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku tërheq shpesh vëmendjen me pozat joshëse.

Karriera e saj ka nisur herët, mirëpo me siguri askush s’e mban mend Libertën në fillimet e saj.

Në rrjet po qarkullon një foto e vjetër e moderatores, e cila shfaqet në një revistë me emrin “Jeta’ në vitin 2000.

Liberta shfaqet krahas disa modeleve të tjera dhe ajo që bie në sy është pamja e moderatores.

Me flokët deri tek supet dhe shumë kilogramë më pak, moderatorja mezi njihet.

Mirëpo, tiparet e fytyrës së saj janë të njëjtat që ajo ka edhe sot.

Liberta ka zgjedhur të qëndrojë natyrale pavarësisht kalimit të viteve, pa bërë asnjë ndryshim në fytyrën e saj e madje ka zgjedhur të mbajë edhe ngjyrën natyrale të flokëve./gazetaekspress