.

Mbas Nores dhe Robertit ndahet Tuna dhe Patrisi? Këngëtarja “arratiset” në Punta Cana, heq mbiemrin e bashkëshortit

Tuna dhe Patrisi janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar. Çifti prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e medias për historinë e tyre me ulje-ngritjet që kanë pasur. Ndonëse shpesh herë në rrjet ka qarkulluar lajmi se ata janë ndarë, Tuna dhe Patrisi kanë gjetur një mënyrë për t’i përgënjeshtruar këto lajme.

Herën e fundit që u përfolën për një ndarje, Tuna zgjodhi të reagojë në rrjetet sociale, jo me foto, por duke vënë mbiemrin Berisha në Instagramin e saj.

Por nëse i hedhim një sy tani Instagramit të saj, shohim se mbiemri i Patrisit, Berisha, është larguar nga faqja e saj. Disa dyshime na u shtuan edhe kur pamë se këngëtarja ishte me pushime në Punta Cana me djalin si dhe me mikeshën e saj, pa Patrisin. Ndoshta çifti po kalon një tjetër krizë, ose ndoshta Tuna ka zgjedhur të shijojë disa ditë relaksi vetëm me mikeshën e saj. Do të na duhet të presim nëse çifti do të zhduk çdo foto që ka bashkë, apo do të postojnë një foto të ngrohtë familjare për të kuptuar se çfarë po ndodh me këtë dyshe.