.

Grabitet televizioni lokal në Peqin, hajdutët shkatërrojnë studion dhe vjedhin televizorët (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Peqin, ku televizioni lokal ‘Klaudiana’ ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

‘BalkanWeb’ raporton se persona të paidentifikuar kanë shqyer derën kryesore të godinës së televizionit dhe kanë dëmtuar disa nga pajisjet e studios së transmetimit dhe më pas kanë marrë televizorët plazma që ndodheshin aty.

Vjedhja është konstatuar nga njëri prej punonjësve tē televizionit, i cili ka shkuar aty për të verifikuar shkakun e defektit të shkaktuar në sinjalin e transmetimit, ku ka gjetur derën kryesore të shqyer.