.

Grabitet me dhunë kambisti në Durrës, ja shuma e parave që i morën autorët

 

Dhunohet dhe grabitet kambisti Naim Musai në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, pranë Rrotës së Kuqe në zonën e ‘Plazhit’.

Sipas Policisë, grabitësit arritën t’i vjedhin 250 euro dhe 150 mijë lekë të reja. Ende nuk janë identifikuar autorët por Policia po punon për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 18.01.2020, në orën 17: 05, rruga “Rrota e Kuqe”, në lagjen Nr.13, Durrës, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur me dhunë çantën me 250 euro dhe 150.000 lekë, shtetasit N. M., 62 vjec, banues në lagjen Nr. 13, Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.”Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.