.

Ekstremistët grekë dhunojnë barbarisht gazetarin e Deutsche Welle


Gazetari i Deutsche Welle Thomas Jacoby, është dhunuar barbarisht ditën e sotme nga një grup ekstremistësh të djathtë grekë.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur gjatë një proteste para Parlamentit grek me parullën “mbylli kufirin – refugjatët nuk janë të mirëpritur”.

Një grup protestuesish e identifikuan gazetarin Jakobin i cili po bënte fotografi dhe i kërkuan që t’u siguronte atyre identitetin.

Kur ai refuzoi ta bënte një gjë të tillë për shkak se fotografitë ishin shkrepur në ambient publik, ai u dhunua barbarisht dhe u gjakos ndërsa forcat e policisë ishin të pranishme por nuk ndërhynë

Midis protestuesve ishin drejtuesit e organizatës terroriste Agimit të Artë të udhëhequr nga Elias Kassidiaris.