.

E tmerrshme vriten dhe digjen 10 këngëtarë, midis tyre dhe minorenë


Dhjetë muzikantë indigjenë janë qëlluar për vdekje dhe djegur në një pritë në Meksikën perëndimore që besohet të jetë kryer nga një kartel i drogës. Anëtarët e grupit indigjen Nahuas po ktheheshin nga një festë, kur u sulmuan në qytetin Chilapa në shtetin Guerrero.

Viktimat, të gjithë burrat, ishin të moshës midis 15 dhe 42 vjeç. Karteli Los Ardillos, i cili shpesh shënjestron njerëz autoktonë në zonë, u fajësua për sulmin.

Njerëz të armatosur sulmuan automjetin e tyre rreth orës 14:00, në Mexcalcingo, sipas “BBC”, ndërsa kufomat nuk mund të identifikoheshin si pasojë e djegies.

Guerrero është një nga shtetet më të dhunshme të Meksikës, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollin e rrugëve të trafikimit drejt Paqësorit dhe pjesëve të tjera të vendit.