.

14- vjetori i vdekjes së Ibrahim Rrugovës/ Presidenti Meta takon familjen: U angazhua për një Kosovë me orientim të qartë perëndimor

Pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës, Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës.

Me anë të një statusi në FB, ai shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës, i cili u angazhua për Kosovën Republikë, me orientim të qartë perëndimor, në paqe, të lirë dhe për bashkëpunim ne rajon.

Statusi i Ilir Metës
Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.