.

Si nisi me dashuri dhe përfundoi me urrejtje. Pas ndarjes nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj nis romancë të re me …

Historia e ngatërruar e këngëtares me aktorin e humorit, si nisi me dashuri dhe përfundoi me urrejtje
Një romancë e bukur showbizzi, që nisi me dashuri dhe u mbyll me urrejtje brenda vitit 2019. Historia e dashurisë mes këngëtares së njohur Jonida Maliqi dhe aktorit të humorit, Romeo Veshaj, nuk iu gëzua dot Vitit të Ri 2020.

Shpërndarja me shpejtësinë e erës e një videoje të para dy viteve e Jonidës me kolegun dhe mikun e saj prej shumë vitesh, Flori Mumajesi, i hodhi benzinë zjarrit dhe bëri shkrumb e hi edhe historinë e saj me Romeon.

Në emisionin “Rreze dielli”, Jonida sqaroi situatën e saj pas publikimit të videos: “Dua të jem e drejtpërdrejtë, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Çdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Megjithatë, ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media.

Duhet të dinë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të përmendja asnjë emër, unë jam një femër beqare. Kur dua, dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq.”

Në fakt, kjo video nuk ishte arsyeja e ndarjes së Jonidës me Romeon, pasi historia e tyre kishte disa javë që ishte mbyllur. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, por burime pranë tyre flasin për faktin se Romeo kishte filluar të shoqërohej me Sara Kolamin, ndërkohë që kishte dalë hapur me Jonidën e madje, kishte postuar edhe një foto çift në “Instagram”-in e tij.

Çifti nuk shoqërohet që nga fundi i vitit 2019 dhe mësohet se vendimin për shkëputjen e marrëdhënies e ka marrë këngëtarja, ndërkohë që pas kësaj, Romeo fshiu foton e tyre nga profili në “Instagram”.

Po si arriti Romeo të hynte në jetën e Jonidës, e cila ishte një këngëtare që kishte tri vite që kishte hedhur pas krahëve divorcin me ish-bashkëshortin?

Natyrisht që u kuptua se si Romeo u bë i famshëm sa hap e mbyll sytë, kur nisi të komentohej për lidhjen me Jonidën, e cila ka karrierë të gjatë në skenë si këngëtare, anëtare jurie dhe prezantuese. I njohur si “binjaku” i humorit me vëllanë, Donald Veshaj, më pas ai mori shumë oferta televizive dhe reklama, duke e zgjeruar rrethin e tij artistik.

Djali simpatik nga Vlora provoi ngritjen më të madhe të imazhit në televizionin shqiptar, duke shijuar kënaqësinë e famës dhe të lidhjes si partneri i Jonidës. E pas publikimit të videos së para dy viteve në Paris të Jonidës me Flor Mumajesin, mediat hamendësuan se mund të ishte kjo arsyeja e ndarjes, por e vërteta qëndron ndryshe.

Në videon e bërë me aparat celular Jonida është bionde dhe videoja është bërë kur ajo nuk e njihte fare Romeon. Pas daljes së videos, edhe pse ishin ndarë, bëri përshtypje reagimi i Romeos, i cili përdori një frazë të Xha Sulos “U prish dynjaja”. Kujtojmë që Jonida ka një miqësi 20-vjeçare me Flor Mumajesin, nddërkohë që punojnë për një bashkëpunim në muzikë, që pritet të publikohet këtë vit.

Ndërsa Romeo nuk ka humbur aspak kohë, pasi flitet se po shoqërohet me prezantuesen Sara Kolami, duke qëndruar kështu brenda rrethit të vajzave të showbizz-it. Kështu, me largimin e Jonidës nga grupi Romeo e Donald Veshaj dhe Bora Zemani, vendin e saj e ka zënë Sara Kolami./ Panoramaplus.al