.

Siguria Rrugore, flet  Ardi Veliu:Ja dy akset problematike në vend ku ndodhin aksidente fatale

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencën e Ministrisë së Brendshme ku po bëhën propozime për ndyshimin e Kodit Rrugor, ka treguar cilat janë disa nga njollat e zeza në rrugë që kanë sjellë pasoja fatale për jetët e njerëzve.

Veliu u shpreh se tek rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare në rrugën që të çon në Elbasan vetëm në 3 muaj ka pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Ai u shpreh më tej se edhe rrethrrotullimi i Kolonjës në 2 muaj ka pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Ndërsa për orarin kur ndodhin më shumë aksidente, Veliu tha se janë oraret kur qytetarët nxitojnë të kapin orarin e punës apo kur dalin prej saj. “Janë oraret 8 me 12 dhe 14:17 ku koicidon dhe me largimin nga puna e shoferëve”.

Ndersa Lleshaj tha se duhet rishikuar ligji per gjobat ndaj shoferëve, të cilet përdorin celularin në mjet. Lleshaj u shpreh se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë.