.

“Pasojat e Paqes” dhe dritë-hijet e marrëveshjes. Gjata, Gjylameti, Patozi, Bushati dhe Çili të ftuar në Open

Pas marrëveshjes së arritur mes Mazhorancës dhe Opozitës në lidhje me Reformën Zgjedhore, ditën e enjte në oren 21:00 në emisionin Open u diskutua rreth pasojave të kësaj marrëveshje dhe pritshmëritë për “Këshillin Politik”. Përfaqësuesit politikë Blerina Gjylameti dhe Çlirim Gjata u përballën me njëri tjetrin si dhe me analistët Andi Bushati dhe Henri Çili, ndërsa në lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi.

Në nisje të emisionit, Çlirim Gjata tha se PD mori detyrimet e saj për të plotësuar 1 nga 9 kushtet që Bundestagu i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave. Mendim të ndryshëm kishte Andi Bushati i cili tha se Opozita dështoi në aksionin e saj.

Astrit Patozi ishte kritik me të dyja palët të cilat sipas tij janë bashkëfajtore për këtë marrëzi që i ka rrënjët më të thella se viti i shkuar dhe për këtë arsye sipas tij PD dhe PS duhet të mbajnë përgjegjësi.

Deputetja e PS Blerina Gjylameti bëri një deklaratë të forte në Open. Ajo tha se vendimin final për Reformën Zgjedhore nuk do të merret nga Këshilli Politik.

Sipas Çlirim Gjatës, Partia Demokratike është koherente në aksionin e saj politik, por Bushati e ironizoi duke thënë se edhe sikur opozita të betohet në Vatikan nuk e beson më njeri.

“Zgjodhët një bibë për Kryeporkurore”, Bushati përplaset me Gjylametin për menyrën se si po qeveris Rama dhe për faktin se e quajti Parlamentin një “Parlament kllounësh”

Henri Çili e sheh gotën ‘gjysëm plotë’ dhe thotë se procesi ka ardhur mirë por duhet parë përmbajtja. Sipas tij të gjitha palët janë ankuar për cilësinë zgjedhjeve të organizuara vetëm nga njëra palë në vite të ndryshme dhe kjo duhet ndryshuar.

Bushati, Gjata dhe Çili debatuan për skenarët e mundshëm pas marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Eminisonin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm