.

“OSHEE humbi 64 mln euro vitin që shkoi”, PD: Janë futur në xhepat e Ramës dhe njerëzve të tij

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni.”. Ky ka qenë denoncimi publik që bëri sot Partia Demokratike.

Nga selia e PD-së sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli deklaroi se shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. Sipas PD-së kjo shumë e madhe eurosh është futur në xhepat e Ramës dhe njerëzve të tij. Në këtë linjë akuzash, Minarolli tha në emër të PD-së se vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. 64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë publike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë. Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani klientë të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë.”, pohoi sekretari i Burimeve Njerëzore në PD.

Mes te tjerash PD ka sjigjetuar edhe disa kryebashkiake socialiste. “Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur. Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë”, pohoi ai.