.

Arrestimet për dëmtimet nga tërmeti, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për disa prej ish-zyrtarëve (Emrat)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘arrest me burg’ për disa prej ish-zyrtarëve që u arrestuan pas operacionit të ndërmarrë në kryeqytet në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Fatbardh Plakun, ish-kryetarin e komunës së Farkës dhe Besnik Fuçin, ish-kryetarin e komunës Kashar.

Ndërkohë, për Faik Fejzon, prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest në shtëpi’, ndërsa ‘arrest në burg’ për Vjollca Hoxhollin. Në kuadër të këtij megaoperacioni u lëshuan 40 urdhër-arreste, ku mes te arrestuarve ka zyrtare, ish-zyrtare dhe ndertues./BW