.

Vranë snajperistin kurd, Britania shpall në kërkim dy shqiptarë (Emrat+Foto)


Policia britanike ka bërë publike emrat e dy shqiptarëve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e ish-snajperistit kurd, Hemwand Ali Hussain.

Sipas policisë, janë shpallur në kërkim Qazim Marku 23 vjeç dhe Eugent Merizaj 28 vjeç. Marku dhe Merizaj kanë lindur në Shqipëri, por prej disa kohësh jetonin në Britaninë e Madhe.

Në përshkrimin e bërë nga policia, Merizaj është me sy kafe, flokë të shkurtër të errët dhe mbante mjekër. Edhe Marku është me sy të errët kafe dhe flokët të shkurtër.

30-vjeçari Hussain u qëllua për vdekje në një shtëpi në rrugën “Charterhouse” në Hartlepool, më 15 shtator të vitit të shkuar.

 

Ai ka shërbyer në forcat ushtarake të rajonit kurd të Irakut dhe ishte një snajperist që luftoi kundër ISIS.

 

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që të sigurojnë informacion në lidhje me dy shqiptarët, dhe nëse i shohin të mos u afrohen.

Katër persona, të moshës 24, 38, 31 dhe 22 vjeç janë ndaluar si të dyshuar për vrasjen e tij.
/gazetashqip