.

Sonte në Open/ Pasojat e Paqes

 

Të martën u arrit marëveshja mes pozitës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Në tavolinën e marrëveshjes ishin Damia Gjiknuri nga PS, Petrit Vasili nga LSI, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Rudina Hajdari nga opozita parlamentare.

Lulzim Basha tha se kjo marrëveshje erdhi me iniciativën e ndërkombëtarëve. Shumë opinionistë dolën kundër kësaj marrëveshjeje duke e konsideruar atë një marrëeshje në dëm të shqiptarëve.

Faktori ndërkombëtar e përshëndeti këtë marrëveshje duke e konsideruar një hap të rëndësishëm drejt reformës zgjdhore e cila është edhe 1 prej kushteve të vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave.

Cilat janë pasojat e paqes mes pozitës dhe opozitës? Prej sa kohësh gatuhej kjo marrëveshje? A e dobëson kjo marrëveshje opozitën? Kush është më i fituar nga kjo marrëveshje? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të diskutohen sonte në Open në Top Channel ku të ftuar janë: Blerina Gjylameti, Deputete e Partisë Socialiste, Çlirim Gjata, Sekretar për çështjet ligjore në PD, opinionisti Andi Bushati, botuesi Henri Çili dhe Astrit Patozi.