.

Rreziku: A është LinkedIn një humbje kohe?

Ekzistojnë mbi 673 milion përdorues në LinkedIn, por “shumica e njerëzve kanë një llogari sepse u thuhet se është e nevojshme ose duhet medoemos të kenë një të tillë, por më pas ata nuk e përdorin pothuajse fare atë dhe as nuk e përditësojnë”, thotë Andrew Selepak, drejtor i programit i diplomuar në media sociale në Universitetin e Floridas.

Vitet e fundit, LinkedIn është bërë objekt zhgënjimi në fushën e mediave sociale: Nuk është argëtuese ose miqësore për përdoruesit, është estetikisht i shëmtuar dhe faqja është e mbushur me kërkesa për lidhje që janë më së shumti ‘spam’ dhe me përpjekje përdoruesish për të tregtuar produkte “ndryshe nga ndërtimi i marrëdhënieve profesionale, siç ishte menduar kur u krijua në fillim” sipas Lewis Goldstein, president i Blue Wind Marketing. “Unë marr disa mesazhe në ditë nga njerëz që janë duke u përpjekur të më shesin diçka pa bërë as një bisedë paraprake.”

Është e kotë të pranosh çdo kërkesë dhe pastaj të mburremi për numrin e madh të kontakteve që kemi krijuar pasi të gjitha ato në fund të ditës nuk sjellin asgjë konkrete ose konstruktive në fushën profesionale. Për këtë arsye përdoruesit kalojnë vetëm 17 minuta në muaj në LinkedIn krahasuar me 35 minuta në ditë në Facebook, shtoi ai.

LinkedIn mund të jetë një vend i shkëlqyeshëm për të gjetur adresa të postës elektronike ose nëse jeni duke punësuar, mund të gjeni jetëshkrimet e kandidatëve që ju interesojnë shumë shpejt por duhet të kemi parasysh se shumica e tyre i përditësojnë shumë rrallë profilet, thotë Selepak. Plus: Gjithmonë ekziston rreziku që ata të njoftohen se dikush po bën kërkime rreth tyre në LinkedIn.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve të kesh një profil nuk është e mjaftueshme. “Të jesh prezent në LinkedIn është thelbësore. Ju duhet të postoni rregullisht përmbajtje që janë të rëndësishme për karrierën tuaj, inovacione nga punëdhënësi juaj, vende të lira pune për të cilat keni dëgjuar, zhvillime të ndryshme që keni vënë re në fushën e industrisë apo tjetër, në faqen kryesore, sikurse bëni në edhe në Facebook. (WSJ)