.

Përfshihet nga flakët fabrika e dyshekëve të kryetarit të Bashkisë së Kavajës, ja dyshimet e para të policisë


Një fabrikë e prodhimit të dyshekëve, në pronësi të kryetarit socialist të Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali është përfshirë nga zjarri në lagjen nr.5, raporton News24.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa policia po bën evakuimin e banorëve të zonës./news24