.

Video/ Patozi në Open: Nuk mbijetonte jashtë tij, Basha u rikthye kokëulur në sistemin politik

 

Astrit Patozi tha në Open në Top Channel  se Lulzim Basha është kthyer kokë ulur në sistemin politik.

Përsë është ulur në tavolinë?- e pyeti Eni Vasili.

Unë po dëgjoj argumente në studio që Basha është kthyer për shqiptarët, por unë për këtë nuk kam prova. Në qoftë se do të ishte ashtu siç thuhet aty unë do isha shumë i lumtur.

Basha është kthyer sepse nuk mund të mbijetonte më jashtë sistemit. Basha u rikthye kokëulur në sistem. Me këtë ne kuptuam që revolucioni nuk ka sukses në Shqipëri. Këta shkuan tek tryeza e Ramës, nuk shkoi Rama tek tryeza e tyre- tha Patozi.